Kosova

Gërxhaliu: Është urgjente zgjedhja e guvernatorit të BQK-së dhe kompletimi i bordit të TRUST-it (VIDEO)

Ekonomisti Safet Gërxhaliu, ka folur për situatën me TRUST-in, ku tha se një problematikë e tillë duhet të analizohet në dimensionin politik, ekonomik dhe atë social.

Gërxhaliu tha se në aspektin politik është shqetësues fakti që ka kohë që bordi i TRUST-it nuk është i kompletuar, njëjtë siç tha edhe për zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së.

“Në aspektin ekonomik është evidente që në kohët e fundit paratë e kursyera të TRUST-it janë të humbura. Flitet që në vitin e kaluar ka pasur një rënie prej 116 milionë euro. E tëra kjo ndikon në aspektin emocional të qytetarëve të Kosovës sepse duan të dinë më tepër për fatin e parave të kursyera”, është shprehur Gërxhaliu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se zgjedhja e guvernatorit të BQK-së dhe kompletimi i bordit të TRUST-it është çështje urgjente, teksa shtoi se jo gjithmonë duhet që anëtarët të jenë politikë dhe politika të jetë determinuese.

“Janë dy kategori të mjeteve që duhet të dihen. E para ka të bëjë me kursimet bazike dhe me fitimet e arritura në të kaluarën. Prandaj duhet të ketë një dozë të optimizmit se në qoftë se do të ketë bord dhe do të reflektohet sa më shpejt, është koha kur duhet të kemi kujdes e maturi, të mos shiten aksione por të blihen”, tha Gërxhaliu, njofton Klankosova.tv.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button