Kosova

Mehmeti e informon drejtorin e FMN-së për Kosovë mbi zhvillimet në sektorin financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Daniel Palotai dhe shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Palotain dhe Di Bellan lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vend, duke i informuar të pranishmit lidhur me të arriturat në sektorin financiar gjatë pesë viteve të fundit.

Mehameti theksoi faktin se sektori financiar vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar, likuid dhe me performancë pozitive.

Guvernatori Mehmeti falënderoi drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për BQK-në dhe Kosovën.

Nga ana tjetër, z. Palotai shprehu falënderimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button