Show-Biz

Në lidhje me dramën Selena – Hailey edhe Beatrix e ka një mesazh – Privé

Selena Gomez ditën e sotme doli me një deklaratë ku i kërkonte fansave të ndalonin së sulmuari Hailey Bieber.

Pavarësisht se të dyja pozuan për një foto së bashku nëntorin e kaluar, thashethemet për marrëdhënien mes Gomez dhe Bieber (kryesisht të nxitura nga teoritë konspirative në TikTok) kanë qarkulluar për muaj të tërë, me Hailey që së fundmi u ngacmua në një nga koncertet e bashkëshortit të saj. Megjithatë, ditën e sotme, Gomez mori një qëndrim përfundimtar kundër asaj lloj sjelljeje.

“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një negativitet kaq të urryer”, shkroi Gomez në Instagram. “Kjo nuk është ajo që unë qëndroj. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalojë”.

Ndërkaq kjo thirrje e Selena i ka bërë përshtypje edhe Beatrix e cila e ka ndarë postimin e artistes duke shtuar edhe mesazhin e saj.

“Kam qenë dëshmitare sesi në Shqipëri dalin hapur nëpër televizione dhe se kanë problem të tregojnë metodat e përhapjes apo kënaqësinë që marrin duke e justifikuar “për lojë” bullizmin. Gjithsesi, Selena je një mbretëreshë”, shkroi ajo.

Shihni më poshtë postimin. /Prive.al


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button