Kosova

Peci në Izrael: Zhvillova takime të rëndësishme e kuptimplote për sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Izrael ka zhvilluar disa takime.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se këto takime kanë qenë të rëndësishme dhe siç tha ai, kuptimplote për sektorin e bujqësisë.

“Gjatë qëndrimit në Shtetin e Izraelit zhvillova një sërë takimesh të rëndësishme e kuptimplote për sektorin e bujqësisë. Ditën e fillova në Institutin MASHAV, me ç’rast takova Ambasadoren Eynat Shlein, njëherit Drejtoreshën e MASHAV dhe Zëvendës Drejtoreshën e Përgjithshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit. MASHAV përndryshe është Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar të Shtetit të Izraelit. Ndërkaq gjatë takimit me drejtuesit e Kompanisë Netafim, diskutuam për mundësitë e investimeve në teknologji të reja dhe të avancuara të ujitjes apo agroteknologji”, shkroi ai.

Peci tha se në kuadër të këtyre takime, është diskutuar edhe për mundësinë e disa bashkëpunimeve, përcjell Klankosova.tv.

“Me Dr.Shmuel Assouline – Ushtruesin e Detyrës së Institutit Volcani (ARO) dhe me Dr. Victoria Soroker biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete në avancimin e bujqësisë përmes studimeve dhe hulumtimeve shkencore”.

“Me studiuesen znj.Evelyn Rosenthal nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Bujqësor Mashav (MATC) patëm një takim të ngrohtë, me ide konkrete. U dakorduam për shkëmbime eksperience dhe ekspertize. Ndërkaq me IMPROVATE Group gjatë bisedave tona patëm në fokus sektorin e qumshtit dhe mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij”, shkroi tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button