Show-Biz

Tri shqiptare në “Germany’s Next Top Model”

Përpos modeles shqiptare, Elsa Latifaj, në “Germany’s Next Top Model” po marrin pjesë edhe dy vazja të talentuara me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Ida Kulis, 23 vjeçaren me rrënjë shqiptare por e lindur në Greqi. Ajo jeton në Köln dhe me pjesëmarrjen në “Germany’s Next Top Model” ka plotësuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. “Është një hap i madh në botën e modës. Këtu duhet të fillojë karriera ime e modelingut, në mënyrë që të vazhdoj ta ndërtoj më pas.

Kështu që të gjithë do të jenë në gjendje të më njohin mua dhe personalitetin tim – dhe unë do ta përdor këtë shtrirje për qëllimet më të mira” është shprehur Ida, përcjellë, Albinfo.ch.

Modelja shqiptare ka arritur të sigurojë edhe punën e parë me pjesëmarrjen në “Germany’s Next Top Model”. Ajo u bë fytyrë e kampanjës së brendit “Intimates Women’s Sheer Infinit”.

Pjesë e “Germany’s Next Top Model” është edhe 20 vjeçarja Leona Kastrati.

Për të “Germany’s Next Top Model” ka qenë ëndrra më e madhe. Në kohën e saj të lirë, ajo këndon, vallëzon dhe gatuan me kënaqësi, veçanërisht ushqimet tradicionale shqiptare.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button