Kosova

Barnat nga BE-ja në Kosovë, tash më pak se dikur (VIDEO)

Nga 3800 produkte medicinale sa janë të regjistruara në vend, aktualisht diku mbi 60 përqind e tyre janë nga vendet e Bashkimit Evropian, të pasuara nga rajoni, vendi dhe tregjet aziatike.

Megjithëse në të kaluarën tregu farmaceutik në Kosovë dispononte më shumë ilaçe evropiane sesa kaq, njofton Klankosova.tv.

“Nga vendet e Bashkimit Evropian ka pasur më shumë përqindje të produkteve dhe vërehet një rritje e produkteve të vendeve Jo të Bashkimit Evropian, tregon kreu i OFK-së, Arianit Jakupi.

Sipas Odës së Farmacistëve të Kosovës arsyeja pse kompanitë e mëdha të BE-së janë larguar është për shkak se tregu kosovarë është i vogël, nuk është atraktiv dhe fuqia e blerjes është e ulët përfshirë këtu edhe konkurrencën në raport me produktet që vijnë nga tregjet aziatike, të cilat janë më çmime më të lira.

Nga Oda bën me dije se në draft ligjin e ri për produkte dhe pajisje medicinale po punohet që të gjendet një opsion më i mirë që nxit regjistrimin e barnave të BE-së në Kosovë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button