Shqiperia

Besimi, nuk njeh kohë/ Rrëfimi i 86-vjeçarit, që sfidoi regjimin komunist

Të agjërosh në emër të Zotit është një nga shtyllat themelore të besimit islam, e sidomos gjate muajit të shenjtë të Ramazanit, kur shpërblimi hyjnor është edhe më i madh për besimtarin. Një besimtar i devotshëm është edhe hoxhë i fshatit Polis ne Librazhd, Hamit Zharri. Është 86 vjeç dhe agjëron prej dekadash. Nuk ka asnjë vështirësi, edhe pse në moshë të thyer.

Hamit Zharri rrëfen agjërimin ne kohen e komunizmit, kohe te vështira te diktaturës ku bindjen fetare ndaloheshin. I moshuarit tregon se shume prej ritualeve fetare bashke me familjen i bënte ne fshehtësi.

“Zoti thotë sa te keni mundësi. Nëse e prish beje njet prape dhe vazhdo agjero. Namzanin natën, i mbyllin dritaret”, tha ai.

Hamiti thote se rritet fetare i ka trashëguar nga paraardhësit.

“E kam trashëguar nga stërgjyshi gjyshi. E kemi pas brez pas brezi. Edhe ne kohen kur u ndalua feja ai e vazhdonte ta praktikonte, i maskuar”, tha ai.

E ne mesin e rrëmujës dhe trazirave, Hamiti dhe babai i tij ruajtën ç’të munden. Këto libra janë nder te paktat qe i shpëtuan asaj kohe.

“Ne këto libra ka histori te pejgambereve, dijetareve te famshëm. Rregullat e besimit islam”, shtoi ai.

Hoxhë Hamiti është shembull ne fshatin e tij, përmes dijes dhe besimit ka arritur te afrojnë ne fenë myslimane shume banore te zonës.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button