Shqiperia

Dijen dhe përvojën e ndaj me të rinjtë – Abc News

schedule21:01 – 25 Mars, 2023

Pasionin për kuzhinën, kur nuk priste prindërit të gatuanin por e bënte vetë ushqimin tij, e orientoi drejt formimit profesional dhe e bëri kuzhinier. Këtë përvojë, Arbër Avdija në Lezhë, e përcjell tek të tjerë të apasionuar pas kuzhinës.

Fillimet nuk ishin vetëm të vështira por kishte edhe sakrifica, të cilat tashmë i janë kthyer ne kënaqësi. Kur nisi të trajnonte kuzhinierët e ardhshëm u përball edhe me dyshimet, por eksperienca dhe këmbëngulja bëri që gjithçka të ndryshonte për të.

Kursantët, sot i ka miq, madje shpesh here ndaj me to edhe eksperienca. Pasi vazhdojnë punën, Arbëri i ndjek për të degustuar ushqimet që përgatisin ata. Ai i këshillon ata që të nxjerrin anën e tyre më të mirë dhe të bashkëpunojnë për të realizuar ushqime të mira. Për Abrin, cilësia e restoranteve në Lezhë është rritur ndjeshëm dhe këtë fakt e tregon kërkesa e vazhdueshme dhe e folura për kuzhinën e këtij rajoni.

Ky është profesioni i tij dhe nuk e sheh veten askund tjetër. Për tu bërë kuzhinier është e rëndësishme të nisë që me identifikimin e produkteteve, higjienën dhe më pas ato vijojnë në realizimin e pjatave. Ai ka një mesazh për të gjithë kuzhinierët duke kërkuar që të transmetohen dijet e tyre dhe kërkon bashkëpunimin e pronarëve që të mos ushtrojnë presion ndaj punonjësve por ti lënë të bëjnë punën e tyre, pasi kjo do ti ndihmonte edhe ata.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button