Shqiperia

Në gjithë vendin janë 163 raste aktive me Covid-19 – Abc News

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik raportin e 24 orëve të fundit në lidhje me infektimet nga Covid-19. Sipas të dhënave, nga testimet e kryera, janë konstatuar 22 qytetarë të prekur me Covid- 19. Në gjithë vendin raportohen 163 qytetarë aktivë me Covid-19.

Njoftimi  i MSH-së: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 290 testime, nga të cilët 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

13 në Tiranë, 4 në Vlorë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kamëz. Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Mars 2023)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 290

Testime totale 2,047,223
Raste pozitive 333,799
Raste të shëruara 330,035
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 8
Berat. 3
Durrës. 2
Shkodër. 2




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button