Show-Biz

Nominimi i fortë me Oltën – Luizi përlotet kur sheh Kiarën duke bërë valixhet gati

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në nominim dhe njëra prej tyre pritet të largohet sonte (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania.

I përfshirë në këtë mes është edhe partneri i moderatores së njohur, artisti Luiz Ejlli, pasi e ka thënë disa herë se e do Kiarën në finale.

Gjatë ditës së sotme derisa prezantuesja po bënte gati valixhet, ylli nga Shkodra është parë duke qarë.

Ai beson se Tito është më e rrezikuar në këtë nominim dhe se mes tyre do të dalë ajo.

Kjo ka bërë që të mërzitet Luizi meqë me Kiarën kanë krijuar një afrimitet të madh.

Çifti po shijojnë një lidhje dashurie brenda BBVA që një kohë, madje kanë sjell edhe shumë momente të bukura e gazmore së bashku.

Nga ana tjetër, në një sondazh të bërë nga Telegrafi ku morën pjesë 32 mijë votues, 70 për qind votuan për Oltën si banoren që duhet të eliminohet, kurse 30 për qind për Kiarën. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button