Shqiperia

Po kryhen dy hetime nga skuadrat e përbashkëta, Shqipëri-Itali – Abc News

“Kur ata kanë pasur rezultat duke bashkëpunuar, edhe ne mund të kemi rezultat në të njëjtën formë”. Ishte kjo deklarata e kryeprokurorit të Romës, që ngjalli interesimin e emisionit ‘Gjërat tona’ të gazetares Etleva Delia, lidhur me hetimet për goditjen e grimit të organizuar.

Referuar kësaj deklarate të kryeprokurorit të Romës, emisioni ‘Gjërat tona”, kërkoi nga Prokuroria e Posaçme disa të dhëna zyrtare sa i përket bashkëpunimit për goditjen e grimit të organizuar.

Në përgjigje të kërkesës, SPAK tha se gjatë periudhës janar-mars të këtij viti po kryhen hetime me 2 skuadra të përbashkëta të reja Hetimore, të cilat janë krijuar në kuadër të hetimeve për veprat penale në fushën e narkotikëve.

Lidhur me pjesën tjetër të të dhënave, sa i përket grupeve kriminale dhe vendeve se ku operojnë, SPAK bën me dije se procedimet penale janë në fazën e hetimit paraprak. Bazuar në kërkesat e nenit 279 te Kodit të Procedurës Penale, në këtë moment procedural dhe në fazën ku ndodhen hetimet, veprimet hetimore dhe aktet hetimore përbëjnë “sekret hetimor”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ka një bashkëpunim të shkëlqyer me autoritetet gjyqësore të huaja në luftën kundër grupeve kriminale të cilët janë dedikuar në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Sipas SPAK, krijimi i disa skuadrave të përbashkëta hetimore është një tregues domethënës në luftën kundër këtij aktiviteti kriminal.

Në kuadër të bashkëpunimit, gjatë vitit 2020-2021, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur dhe janë duke u vijuar hetimet me 10 Skuadra të Përbashkëta Hetimore.  Nga këto, 7 Skuadra të përbashkëta janë krijuar në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Trafikimit të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”.

Për vitin 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke ndjekur hetime me 10 Skuadra të Përbashkëta të Hetimore, nga të cilat 6 Skuadra të përbashkëta në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Trafikimit të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button