Kosova

Tetë persona kërkojnë ndihmë mjekësore pas zjarrit në Pejë

Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas zjarrit që përfshiu një depo të një biznesi në Pejë.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, pacientët kryesisht ishin helmuar nga tymi.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar te spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin e këtij spitali, shkruan Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button