Shqiperia

1 i vdekur dhe 5 të plagosur, tre aksidente brenda pak orësh në vend – Abc News

schedule16:30 – 26 Mars, 2023

1 person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e aksidenteve të ndodhura në Kurbin, Fushë Kruje dhe Durrës.

Më i rëndi ishte aksidenti në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras.

Rreth orës 05:50 të mëngjesit Alban Miloti i cili drejtonte mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar përmbys në arë, siç shihet edhe nga foto. Për shkak të goditjes, shoferi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Në këtë aksident mbeti i plagosur pasagjeri Elvis Doçi.

Disa orë me vonë një tjetër aksident u regjistrua në Fushë Krujë. Sipas policisë, tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërkohë, në Durrës, te mbikalimi i Plepave, dy automjete janë përplasur me njera-tjetrën e për pasojë tre persona mbetën të plagosur. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe parakalimi gabuar. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të tre aksidenteve./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button