Show-Biz

Aktori i “Marvel”, Jonathan Majors arrestohet në New York për sulm ndaj një gruaje

Ylli i “Marvel”, Jonathan Majors, u arrestua të shtunën pasi u akuzua për sulm ndaj një gruaje, sipas Departamentit të Policisë së New Yorkut.

33-vjeçari, i cili njihet për rolin e tij si Kang the Conqueror në “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”, u arrestua pasi policia iu përgjigj një telefonate 911 në zonën e Chelsea të Manhattan në orën 11:14.

Viktima e supozuar, një grua 30-vjeçare, ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe qafë dhe është dërguar në spital në gjendje stabile, sipas një deklarate të policisë të lëshuar për Metro.co.uk.

Foto: Wire Image

Aktori i “Creed III” u arrestua me akuzën për sulm dhe ngacmim, ndonëse këto u mohuan nga zëdhënësi i tij.

Natyra e saktë e marrëdhënies së tij me gruan aktualisht nuk dihet.

Foto: Getty Images

“Ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Mezi presim ta sqarojmë këtë dhe të pastrojmë emrin e tij”, tha përfaqësuesi i aktorit për The Hollyëood Reporter pas arrestimit të tij.

Rrethanat rreth lirimit të Majors nuk dihen për momentin.

Foto: YouTube

Majors është shfaqur gjithashtu në shfaqjen e mirënjohur të HBO, “Lovecraft County”, “Western The Harder They Fall” dhe është propozuar për një nominim për ‘Oscar’ për performancën e tij në dramën “Devotion”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button