Kosova

Gashi: Mosemërimi i bordit të Trustit papërgjegjësi e qeverisë

Fatmir Gashi, këshilltar për çështje ekonomike i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mospërgjegjësi dhe joprofesionalizëm, kjo për shkak të mosemërimit të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

Gashi në një konferencë për media tha se ekzekutivi do të duhej të bëjë reformën e sistemit pensional në Kosovë e jo të ngelë pa e emëruar bordin.

“Do të filloj nga Trusti pasi është temë kryesore. Qeveria nuk ka arritur të emërojë Bordin e Trustit Pensional të Kosovës. Për mua është shumë befasuese dhe e pakuptimtë që në këtë situatë krize prej vitit 2020 deri në vitin 2023 duke parë problemet në institucionet financiare të botës, të mos formohet bordi mbikëqyrës i Trustit, është e pakuptimtë. Nga kjo Qeveri kam pritur që të bëjë reformën e sistemit pensional në Kosovë, lëre më mos ta emërojë një bord shumë të rëndësishëm. Fondi pensional sot i menaxhon dy miliardë e gjysmë euro. Këto mjete të menaxhohen pa mbikëqyrje është papërgjegjësi e madhe e Qeverisë”, tha Gashi.

Ai theksoi se këto janë gabime të pafalshme të Qeverisë.

“Kjo është më shumë se joprofesionalizëm, është më shumë se jopërgjegjësi. Këto janë gabim e të pafalshme që nuk mund t’i falen kësaj qeverie me këto sjellje që i bën. Trendet zhvillimore ekonomike nuk janë të sotme, janë prej vitit 2020 prej COVID-19 e luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe trendi rënës do të vazhdojë, do të vazhdojë rënia në tregjet kapitale. Ajo që mund të bëjmë ne është se mund të veprojmë që ndikimi i tyre të jetë më i vogël në tregun tonë”, theksoi Gashi në konferencën e mbajtur për media.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button