Kosova

Latifi në Krushë të Madhe: Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në 24-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe është shprehur se populli ynë nuk harron asgjë.

Ai tha se metodat e vrasjes dhe të zhdukjes së njerëzve tanë, ishin të njohura për ne.

“Lufta e popullit tonë për çlirimin e trojeve të pushtuara ishte e nevojshme dhe e domosdoshme, prandaj populli i përkrahu bijtë e bijat e veta, pa asnjë mëdyshje duke u ofruar mbështetje të pakursyer në të gjitha drejtimet, kështu vepruan edhe krushjanët, të cilët e mbështetën fort UÇK-në, në të gjitha mënyrat e mundshme”

“U vranë gra e fëmijë, pleq e të rinj, të pafajshëm dhe krejt të pambrojtur, ata vetëm një faj kishin bërë, sepse ishin shqiptarë. Duke djegur e zhdukur gjurmët e këtij krimi makabër, serbët menduan se aty nuk ka kufoma, nuk ka krim. U gabuan, sepse populli ynë nuk harron asgjë, metodat e vrasjes dhe të zhdukjes së njerëzve tanë, ishin të njohura për ne, prandaj ne u kemi ndërtuar përmendore në mendjet dhe zemrat tona, edhe atyre që na i kanë rrëmbyer e zhdukur netëve të errëta e të acarta”, u shpreh ai.

Tutje, Latifi është shprehur se drejtësia e vonuar nuk është drejtësi, përcjell Klankosova.tv.

“Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi, të barazosh kriminelët që në mënyrë të organizuar dhe sistematike kryen vrasje, djegie e shkatërrime, me ata që të shtyrë nga dhuna e presioni kapën armët për të çliruar vetvetën dhe vendin tonë, është vërtetë shërbimi më i keq që mund t’i bëhet vlerave të lirisë”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button