Show-Biz

Rita Ora duket tërheqëse ndërsa shijon një natë jashtë në Los Angeles

Rita Ora bëri një shëtitje të premten në mbrëmje teksa doli nga një restorant i mrekullueshëm në Los Angeles, e veshur me një kostum me material leopardi.

Këngëtarja 32 vjeçe, dukej e pabesueshme në pamjen e egër, e cila përbëhej nga një bralet lëkure dhe një palë pantallona me material leopardi.

Ylli gjithashtu zgjodhi ta mbulonte pak figurën e saj të tonifikuar të trupit me një pallto leshi ngjyrë bezhë, shkruan DailyMail.

Ajo gjithashtu zgjodhi të linte disa kopsa të lira në pallton e saj luksoze për të treguar një vështrim të fshehtë të barkut të saj të tonifikuar.

Për të shtuar më shumë shkëlqim pamjen e lezetshme, Rita vuri gjithashtu një rrip lëkure të zezë dhe një shtresë gjerdanesh të trashë argjendi.

Ajo gjithashtu zgjodhi t’i dizajnonte flokët e saj bionde në stilin kaçurrela dhe bëri një makijazh mjaft glamuroz.

Këto fotografitë vijnë pasi Rita u shfaq në rrjetet e saj sociale më herët gjatë ditës për të publikuar video dhe fotografi të ndryshme nga kjo paraqitje e saj.

Në Instagramin e saj, bukuroshja ka publikuar fotografi të ndryshme duke treguar figurën e saj të lakmueshme të trupit.

Në fotografitë mahnitëse bukuroshja shihet duke bërë ‘selfie’ të ndryshme dhe poza për kamerën.

Artistja shqiptare me famë botërore po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “You Only Love Me: të cilën e publikoi në janar.

Kur foli për publikimin e këngës së re, Rita tha: “Me ‘You Only Love Me’ dhe albumin tim të ardhshëm, doja të kapja dobësinë që kam përjetuar ndërsa u hapa ndaj dashurisë dhe hyra në një fazë të re të jetës”.

“Të mësosh të heqësh dorë nga e kaluara për t’i hapur rrugë përvojave të reja është një proces thellësisht personal dhe u ndjeva e detyruar ta dokumentoja përmes muzikës sime – udhëtimi nuk ishte gjithmonë i lehtë, por unë kam dalë prej tij më i fortë dhe i mbushur me më shumë dashuri se sa kam menduar ndonjëherë të jetë e mundur”.

“You Only Love Me” ishte kënga e parë që u lansua nga albumi i shumëpritur i i këngëtares së njohur ndërkombëtarisht.

Kjo këngë njëherësh shënon projektin e parë muzikor që ajo publikon nën ombrellën e kompanisë së re të menaxhimit, BMG, me të cilën nënshkroi kontratë vitin e kaluar.

Marrëveshja me këtë kontratë i siguron asaj 100 për qind të fitimeve nga prodhimet e saj muzikore. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button