Shqiperia

Të shtëna me armë gjatë natës drejt një banese në Tiranë – Abc News

schedule09:47 – 26 Mars, 2023

Të shtëna me armë zjarri drejt një banese në Lundër. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku një person i paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese të pabanuar.

Ndaj ndërtesës është qëlluar tre herë ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar. Policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button