Shqiperia

Agresion kriminal, të përgjigjen agjencitë ligjzbatuese – Abc News

schedule08:50 – 27 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel. Kreu i qeverisë është shprehur përmes një postimi në Twitter, se agresioni kriminal nga televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të natës. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt godinës së televizionit duke lënë të vdekur rojen, 60 vjeçarin Pal Kola. Ai ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse brenda kabinës në momentet kur është qëlluar me breshëri plumbash./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button