Kosova

KDI mbi Ligjin për KPK-në: Ekzekutivi të mos sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Instituti Demokratik i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të përmbahet dhe të mos sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit të premten e shpalli të pavlefshëm ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

KDI thotë se ‘një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor’, njofton Klankosova.tv.

“Duke qenë instanca e vetme për interpretimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha institucionet, andaj ato duhet zbatuar pa asnjë rezervë. Në këtë frymë, bartësit e institucioneve nuk do të duhej të lëshoheshin në komentime apo kontestim të vendimeve të Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

“Megjithatë, pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës lidhur me projektligjin për KPK-në, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij”.

“Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”.

“Duke qenë se Gjykata Kushtetuese i ka në proces të shqyrtimit edhe disa projektligje tjera të rëndësishme, kërkojmë nga zyrtarët e ekzekutivit që të përmbahen nga çfarëdo komentimi apo sfidimi publik i vendimeve të Kushtetueses. Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet e Gjykatës, gjatë hartimit potencial të projektligjit të ri për KPK-në. Respektimi i kushtetutshmërisë dhe i parimit të ndarjes së pushteteve në demokraci duhet të jenë imperativ për të gjitha institucionet në vend”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button