Shqiperia

Panairi lëvizës i punës, shkon në çdo qytet dhe trajnon të rinjtë – Abc News

schedule19:24 – 27 Mars, 2023

Edhe këtë vit të rinjtë në të gjithë vendin do të kenë mundësi trajnimi për t’u përshtatur dhe kualifikuar me vendet e punës. Sot panairi work and study u ndal në Fier, ku të rinjtë u njohën me vendet e lira të punës.

Prej 15 vitesh, Panairi Kombetar Work&Study është mundesia më e mirë Punesimit të Kualifikuar. Këtë vit ky panair organizohet në 12-13 prill dhe do të jetë një Workshop ku të gjithe të rinjtë do të kene mundesi trajnimi për tu pershtatur dhe kualifikuar me vendet e lira te punes nga kompanite pjesemarrese ne panair.

Trajnuesit më të mirë do të perzgjidhen nga kompanitë, dhe do të realizohen trajnime dhe workshop gjatë ditëve të eventit ku do të shoqërohet edhe me certifikat nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tirane dhe njihen edhe nga partnerët e saj, Ministra e Arsimit,Sporti dhe Rinisë, Bashkia Tirane, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AKPA etj.

Panairi Work& Study është i vetmi panair mbarëkombetar i cili do te shkojë në cdo qytet të Shqiperise dhe me pas ne Tiranë për të sjellë CV me të mira të personave të interesuar për punesim jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe.

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button