Shqiperia

Përplasje me armë dhe ndjekje me makina, ja dinamika e konfliktit në Rrëshen – Abc News

schedule13:22 – 27 Mars, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në Rrëshen, ku babë e bir qëlluan me armë në drejtim të automjetit të një personi.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raportoi se shkak për konfliktin, u bë një parakalim që 32-vjeçari Enrik Bardhaj bëri ndaj automjetit të 41-vjeçarit Sajmir Reçi.

Pasi dolën nga automjetet, Sajmiri e ka goditur Enrikun dhe më pas, ky i fundit ka shkuar në banesë dhe bashkë me të atin, Martinin, morën një armë zjarri automatik.

Ata shkuan te lokali ku po qëndronte Sajmiri dhe e qëlluan kur doli nga lokali për t’u futur në makinë.

Fatmirësisht, makina ishte e blinduar, teksa babë e bir vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

“Ka qenë një parakalim që është kryer ndaj automjetit të 41-vjeçarit Sajmir Reçit, nga Enrik Bardhaj dhe mes tyre ka pasur një konflikt verbal. Pasi kanë ndaluar automjetet e tyre, Sajmir Reçi ka goditur me shpullë 32-vjeçarin dhe ky ka qenë momenti kur palët nuk janë pajtuar. 32-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e tij dhe së bashku me babain Martin Bardhaj kanë marrë një armë zjarri automatik dhe janë drejtuar aty po ku qëndronte Sajmir Reçi, i cili pas përplasjes ishte në një lokal. Në momentin që ka dalë nga lokali për të hyrë në automjetin që ishte i blinduar, janë shkrpeur breshëri armësh dhe Reçi ka kryer një aksident. Babë e bir, të shpallur në kërkim, janë larguar menjëherë nga vendngjarja”, raportoi gazetari Gjergj Figuri./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button