Shqiperia

Rrisni pagat, shfrytëzimi i punonjësve duhet të marrë fund – Abc News

schedule11:28 – 27 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në një subjekt në Kamzë për të folur për pagat e punonjësve. Rama u bëri thirrje bizneseve që të rrisin pagat minimale për punonjësit, duke theksuar edhe njëherë se koha e shfrytëzimit të punonjësve duhet të marrë fund.

“Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja nuk do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart. Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet.

Forcat e punës s’po fillojnë të mungojnë. E kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nisur nga paga. Duhet të mbarojë në mendjet e sipërmarrësve filli i llogjikës së shfrytëzimit deri në skaj deri në krahun e punës.

Kjo që ne po bëjmë dhe që do ta shoqerojmë me masa të tjera, është të vendosim në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës. Shqipëria nuk mund të arrijë aty ku duhet me idenë se ka një krah pune të lirë në raport me të tjerët.

Kjo po godet palcën e ekonomisë që është forca e punës. Po ul kapacitetet për punë sepse nuk mund të pranojmë dot që paga minimale, që nga Prilli do të jetë 40 mijë lekë, të jetë njësoj edhe në ndërtim.”, tha Rama./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button