Shqiperia

Të shtënat në Top Channel, gjendet e djegur makina e autorëve me dy kallashnikovë – Abc News

schedule07:39 – 27 Mars, 2023

Makina e personave të paidentifikuar që qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të ambienteve të Top Channel në mesnatë duke vrarë rojen e sigurisë është gjetur e djegur. Abc News ka siguruar foton e mjetit të djegur, brenda të cilës janë gjetur dy kallashnikov të përdorur në krim.

Makina tip Range Rover, me targa të vjedhura është gjetur e djegur në Golem me dy kallashnikovë brenda. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00. Roja Pal Kola që mbeti i vrarë ka qenë duke u ngrohur pranë një një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button