Shqiperia

Të zbardhet sa më shpejt ngjarja, ngushëllime familjes së viktimës – Abc News

schedule09:03 – 27 Mars, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj e ka cilësuar ngjarjen tepër të rëndë dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 60-vjeçarit Pal Kola.

Begaj ka inkurajuar organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkroi Begaj në Facebook.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button