Shqiperia

83 kg kokainë e fshehur mes bananeve, tre shqiptarë të arrestuar në Itali – Abc News

schedule11:40 – 28 Mars, 2023

Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi gjatë një aksioni droge i’u gjeten 83 kilogramë kokainë të fshehur më një kontenier me banane.

Mediat vendase bëjnë me dije se droga e sekuestruar në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë, kishte fillin e saj të nisjes nga Ekuadori.

Ndërkaq kontejneri, pasi zbriti nga anija, iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili çoi në zbulimin e ngarkesës së drogës.

Hetimet e mëvonshme të kryera nga ushtarët e njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare dhe të Grupit Savona, bënë të mundur identifikimin e tre personavee shqiptare, të cilët u futën fshehurazi në zonën portuale të Vado Ligure.

Sipas mediave shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33, 28 dhe 23 vjeç, banorë të qytetit Pisa të Italisë, u arrestuan nën akuzën e trafikimit të drogës dhe më pas u transferuan në burgun e Genova Marassi. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button