Kosova

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shaban Gogajt

Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Shaban Gogajt dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

Sipas shkallës së dytë, i gjykatës së shkallës së parë është përfshirë me shkelje të cilat nuk mund të jenë pjesë përbërëse e çështjes penale dhe të njëjtat aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, e bëjnë të pakuptueshëm, njofton Klan Kosova

“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë të Departamentit për Krime të Rënda, PKR.nr.43/2019 të datës 14.12.2022, i akuzuari Sh.G. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPK dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ndërsa i akuzuari I.C. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ashtu që i akuzuari Sh.G. është gjykuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të akuzuarit I.C., i është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 2000 (dymijë) euro, të cilin dënim është obliguar që të paguaj në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së  aktgjykimit”.

“Gjykata e Apelit me aktvendimin PAKR.nr.103/2023, të datës 23.03.2023, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë ka theksuar aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është përfshirë me shkelje të cilat nuk mund të jenë pjesë përbërëse e çështjes penale dhe të njëjtat aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, e bëjnë të pa kuptueshëm dhe është e vërtetë se në këtë çështje penale, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor dhe është nxjerrë aktgjykimi, mirëpo gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar në masë të duhur të gjitha provat të cilat e karakterizojnë çështjen penale. Tutje është theksuar se gjykata  e shkallës së parë nuk ka vlerësuar ekzistimin e veprës penale, për të cilën e ka shpallur fajtor të akuzuarin, si dhe rezulton se në masë të duhur nuk janë vlerësuar të gjitha provat të cilat janë pjesë përbërëse e kësaj lënde penale për të gjetur përfundimin e rikualifikimit të veprës penale nga vepra penale e vrasjes së rëndë, nga neni 179 par.1 pika 1.5 të KPK, në veprën penale të vrajës nga pakujdesia, nga neni 181 të KPK, si dhe motivin e kryerësit të veprës penale. Ndërsa sa i përket çështjes së paraburgimit, i njëjti është shqyrtuar por kolegji i kësaj gjykate ka ardhur në përfundim se i njëjti duhet të zgjatet, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore, që i akuzuari Sh.G., të qëndroj në paraburgim”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button