Shqiperia

Armëmbajtje pa leje dhe arsenal armësh, prokuroria kërkon 15 vite burg për Fatjon Muratin dhe Kristjan Gjinin – Abc News

schedule13:39 – 28 Mars, 2023

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 15 vite burg në total për Fatjon Muratin dhe Kristjan Gjinin, të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Për Muratin, Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite burg, por për  shkak se procesi ndaj tij po zhvillohet me gjykim të shkurtuar, nëse gjendet fajtor do të vuajë 2 vite burg.

Ndërsa për Krisjtan Gjinin, organi i akuzës kërkoi dënimin me 12 vite heqje lirie, pasi në  një banesë të marrë  prej tij me qera u gjet një arsenal armësh.

Edhe për këtë të fundit, procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

33-vjeçari Murataj është shpallur në kërkim prej datës 12 mars, ditë në të cilën  ndodhi edhe atentati në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të lokalit në pronësi të tij dhe për pasojë humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button