Show-Biz

Fisnik Syla: Nëse Luizit nuk ia japin çmimin e madh, betohem që unë do të ia jap 100 mijë euro

Teksa po afrohet data e përfundimit të Big Brother VIP Albania tashmë kanë nisur edhe të përfolën finalistët e mundshëm dhe fituesit.

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli konsiderohet si personi me më së shumti mundësi për të fituar këtë çmim, nisur nga popullariteti i madh dhe fansa të shumtë që ai ka.

Por, në rast që nuk ndodhë një gjë e tillë dhe artisti shkodran të mos shpallet fituesi i edicionit të dytë të BBVA, dikush tjetër i ka premtuar atij 100 mijë euro.

Foto: Fisnik Syla/Instagram

Bëhet fjalë për biznesmenin dhe ish-partnerin e këngëtares, Fjolla Morina, Fisnik Syla ai që është betuar që në rast se Luizi nuk merr çmimin e madh, ai do të ia dhuroj 100 mijë euro.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa ka realizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagrami, ku iu kërkua që ta përshëndeste Luizin.

Foto: Fisnik Syla/Instagram

“Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100 mijë euro Luizit. Do e bëj publike”, ka shkruar ai në postimin në Instagram.

Ndryshe, banorët e Big Brother VIP Albania sonte (e martë) gjatë spektaklit do të tregojnë nëse janë të gjithë të pajtimit që finalja e madhe të mbahet më 6 maj. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button