Kosova

Hoxha: Marshi s’është politik por mbështetje për krerët në Hagë

Gjatë fundjavës në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë, organizuar nga platforma “Liria ka emër”.

Në lidhje më këtë, ideatorja e kësaj platforme deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se përgatitjet për këtë marsh kanë filluar dhe se ftesa për pjesëmarrje është e hapur për të gjithë.

Sipas saj, ky marsh është pa ngjyrime politike, shoqërore apo religjioze dhe se ky do të jetë vetëm një marsh solidarizimi e mbështetje për ata që janë në Hagë dhe se pjesëmarrja e gjithsecilit është e domosdoshme pasi sipas saj vendimet që do të merren në Hagë mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës.

Hoxha ka thënë se janë duke u marrë me përgatitje dhe se i falënderon të gjithë përkrahësit që janë duke mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për t’u organizuar.

“Përgatitjet veç ka nisur, këtë fillim jave jemi duke diskutuar se si ato do të distribuohen në nivel lokal sepse megjithatë ka plotë kategori shoqërore që shprehin dëshirën me ardhë por normalisht nuk kanë mundësi ose financiare ose të transportit me ardhë. Kjo është një pjesë e punës me të cilën është duke punuara një pjesë e ekipit. Në anën tjetër një falënderim special për gjithë përkrahësit qofshin edhe bizneset që në forma të ndryshme, për shembull dikush me ofrimin e shërbimeve të transportit, ose shërbimeve të tjera kanë mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për tu organizuar”, tha ajo.

Hoxha tha se nuk i kanë dërguar ftesa zyrtare partive tjera politike që të marrin pjesë, pasi sipas saj ftesa ka qenë e hapur, por nëse do të duhet ajo tha se do të dërgojnë edhe shkresa zyrtare që ti ftojnë partit politike që të marrin pjesë.

Ajo theksoi se marshi nuk është politik, por është demonstrim i solidarizimi dhe mbështetjes për ata që janë në Hagë, pasi sipas saj vendimet që do të merren atje mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës dhe të ardhme e atyre që do të lindin në një kohë tjetër.

“E treta që është po aq me rëndësi është që ne ftes zyrtare ose takim zyrtar me partitë politike nuk kemi pasur, ka qenë ftesë e hapur për të gjithë akterët dhe deri tani, është bashkangjitur edhe Partia Lëvizja për Bashkim.

Dhe nëse këto ditë nuk ndodh unë besoj që do ta dërgojmë një shkresë formale, me qenë se nuk do të ishte dashur që të presim nga partitë politike, sidomos këto që janë pjesë e pushtetit dhe vendimmarrjes që të jenë pjesë e një marrshi të tillë.

Sepse marshi nuk është politik, është demonstrim i solidarizimi dhe mbështetjes për ata që janë në Hagë, atje ku në fund fare nuk diskutohet vetëm e kaluara por vendimet që do të merren mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës por edhe atyre që do të lindin në një kohë tjetër”.

“Mendoj pa ngjyrim partie, pa ngjyrim shoqëror dhe pa ngjyrim religjioz nuk ishte dashur që sot me mëndu se a duhet që të jemi pjesë e marshit apo jo”,  tha tutje Hoxha për EO.

 

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button