Shqiperia

Këshillat bashkiakë/ Mbyllet afati për listat, në KQZ mbërrijnë emrat për 11 bashki nga PD – Abc News

schedule10:50 – 28 Mars, 2023

PD zyrtare ka dorëzuar deri tani listat e këshillave bashkiakë të 11 bashkive të vendit ndërkohë që afati për dorëzimin e listave ka përfunduar mbrëmë. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se në këtë listë përfshihet Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Elbasani, Lezha, Korça, Vlora, Kamza, Lushnja dhe Berati.

PD ka deklaruar se do të ketë një listë të plotë me këshillat bashkiakë për të 61 bashkitë. Sa i përket kandidatëve për kryetar bashkie, PD ka konfirmuar kandidatët për 16 bashki duke iu shmangur garës në tre bashkitë më të mëdha. Por, siç raporton gazetarja, është diskutuar që kësaj liste t’i shtohen edhe disa bashki të tjera.

Ende nuk ka një informacion të saktë se për cilat bashki bëhet fjalë. Kujtojmë që grupi i Alibeaj nuk do të kandidojë për bashkinë Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Mbrëmjen e së dielës, PD zyrtarizoi Roland Bejkon si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Veriu i vendit, aty ku demokratët pretendojnë për më shumë, i është lënë i lirë Sali Berishës dhe kandidatëve të tij të zyrtarizuar që në dhjetor./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button