Kosova

Kurti: Masakra e Izbicës – dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministren e Drejtësisë, Albulena Hazhiu, dhe të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit bënë homazhe në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, ku regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit vrau 147 shqiptarë, 6 prej të cilëve janë ende të zhdukur.

Pranë memorialit të të vrarëve,  Kurti tha se kjo masakër ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë.

“Ata janë rrëmbyer si njerëz, si shqiptarë e më pastaj pas pushkatimit u janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë meqenëse 6 ende nuk dihet se ku janë, në Petrovo Sello dhe i kanë sjellë këtu, në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre”, u shpreh Kurti.

Ai tha nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Serbisë dhe se do të angazhohemi përjetë e vazhdimisht si institucione edhe si qytetarë për drejtësinë, për viktimat dhe familjet e tyre.

Kurti kujtoi edhe Mustafë Dragajn, i mbijetuar i masakrës, i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës.

“Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, të cilin ne nuk e harrojmë kurrë dhe për drejtësinë, për viktimat dhe familjet, që janë gjithashtu viktima dhe i gjithë populli, do të angazhohemi përjetë, vazhdimisht edhe si institucione edhe si qytetarë”./Klankosova.tv


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button