Kosova

Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit, flasin nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

Gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilanit janë gjetur mbetje mortore.

Dyshohet se ato i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Por, kjo ka mbetur ende për t’u konfirmuar.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha për Klankosova.tv se ekzaminimet e eshtrave mund të kryhen nesër nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Sigurisht që është ende herët të flasim për mundësinë e identitetit apo nëse ky rast, pra këto mbetje mortore ose eshtra potencialisht mund të iu përkasin viktimave nga lufta e fundit në Kosovë, përkatësisht personave të zhdukur apo viktimave të zhdukjes me forcë”, tha Gara.

“Ndërsa gjatë komunikimit që kemi pasur sot me kolegët e Institutit të Mjekësisë Ligjore   (me të cilët ishim bashkë për homazhe në Izbicë,  me rastin e përvjetorit të Masakrës së Izbicës), jemi njoftuar që ekzaminimet e këtyre eshtrave mund të kryhen nesër”, theksoi ai.

Gara tha se nëse konfirmohet se këto mbetje i takojnë luftës së fundit në Kosovë, kjo zonë do të trajtohet me prioritet.

“Kemi komunikuar me kolegët nga sektori i Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe jemi njoftuar për gjetjet eshtërore në fshatin Pogragjë.  Po ashtu jemi njoftuar që pjesët kockore janë dërguar për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore. Nëse konfirmohet nga ana e antropologut mjekoligjor që ky rast është në interes forenzik në kuptim që eshtrat mund t’iu përkasin personave të zhdukur dhe viktimave të zhdukjes me forcë,  atëherë gjithsesi që rasti do të trajtohet me shumë prioritet”, tha për Klankosova.tv Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur/ Klankosova.tv

Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit

Gjenden mbetje mortore në Pogragjë të Gjilanit


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button