Shqiperia

Mos na hidhni hi syve – Abc News

schedule09:02 – 28 Mars, 2023

Edhe sot, si çdo ditë tjetër të javës, Bashkim Hoxha nisi ditën e tij duke lexuar gazetat dhe më pas, duke pritur telefonatat e qytetarëve.

Të shumtë ishin ata që telefonuan për të ndarë shqetësimet e tyre. Ndër të tjera, një qytetar nga Vlora u shpreh se rrogat janë problemi i fundit në Shqipëri, pasi ka 100 të tillë nga drejtësia në Gjykata dhe në spitale.

“Ju flas nga Vlora. E kam me këta politikanët, me asnjë krahë në veçanti, me të gjithë. Këta kapen në 2023 vetëm me rrogat. Problemi në Shqipëri, rroga është e fundit. Në Shqipëri ka 100 probleme më shumë se rroga, në Gjykatë nuk gjen drejtësi, në spital nuk gjen drejtësi, në televizione shikon ditë për ditë vrasje dhe me qindra probleme të tjera. Po të jetë vetëm për rrogën as gjysma e shqiptarve që kanë ikur nuk do kishin ikur. Na hedhin hi syve që kapen vetëm te rroga”, u shpreh vlonjati./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button