Kosova

Mulliqi (AGK): Ka tendencë nga politikanët që t’i heshtin gazetarët (VIDEO)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës,ka publikuar raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022.

Getoarbë Mulliqi, që hartoi këtë raport në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, ku numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, në 33 në vitin 2022.

“Raporti ndahet në tre tregues; kornizën ligjore, pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve, si dhe sigurinë e gazetarëve. Gjetjet nuk janë të kënaqshme fatkeqësisht duke filluar me faktin që rekomandimet të raporteve të kaluara që i referohen organizatat ndërkombëtare që merren me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve dhe vazhdojnë të mbesin të njëjta po ashtu janë shtuar edhe disa rekomandime tjera”, tha Mulliqi.

Mulliqi, mes tjerash, tha se ka tendenca nga disa politikanë që t’i heshtin gazetarët, njofton Klankosova.tv.

“Problemi është që ligjet që i kemi për gazetarinë nuk zbatohen, ne kemi të dekrimaniluzar ligjin për shpifje teksa ka tendenca nga politikanë dhe ndërmarrës të padisin gazetarët me padi strategjike me qëllimin që t’i heshtin ata”, u shpreh Mulliqi.

Tutje, Mulliqi tha se gazetarët më së shumti janë sulmuar teksa raportonin nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku gjashtë ekipe të mediave janë sulmuar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë:

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button