Kosova

Policia e Kosovës mohon arrestimin e agjentëve maqedonas

Ditë më parë deputeti i VMRO-DMPNE-së Dragan Kovacki, deklaroi se 10 pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent Ushtarak të Maqedonisë së Veriut, ishin arrestuar në Kosovë.

Por, një gjë e tillë hidhet poshtë nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga ky institucion i sigurisë thanë se nuk ka pasur arrestime të tilla.

“Referuar kërkesës suaj ju lidhur me arrestimet e potencuara ju njoftojmë se, Policia e Kosovës nuk ka arrestuar persona të tillë”, thuhet në përgjigje.

Prangosja e agjentëve maqedonas u mohua një ditë më parë edhe nga Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.

“I hedhim poshtë akuzat në njoftimin e deputetit Kovacki dhe i konsiderojmë si një përpjekje dashakeqe për të minuar marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe si përpjekje për diskreditimin e Shërbimit”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për Klankosova.tv

Maqedonia e Veriut mohon se Kosova ia arrestoi 10 pjesëtarë të inteligjencës ushtarake

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button