Kosova

Vetura që u përdor për sulmin ndaj Top Channel iu vjedh një kosovari

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se vetura e vjedhur që ishte përdorur për sulmin ndaj televizionit Top Channel është e një kosovari, i cili ishte për pushime në Lezhë.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale  të Lezhës”.

“Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë  kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftimin e PSh-ës.

Nga sulmi me armë zjarri ka mbetur i vrarë roja i sigurisë së TCh-ës./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button