Kosova

Zhegrova: Jemi të mërzitur nga rezultati (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota as nga ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Me rezultat identik sikur në ndeshjen e parë kundër Izraelit, “Dardanët” barazuan 1:1 kundër të Andorrës.

E autori i golit të Kosovës, Edon Zhegrova, tha në një intervistë në Klan Kosova se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të mërzitur nga rezultati.

Por, Zhegrova u shpreh optimist për suksesin e Kosovës në ndeshjet e radhës.

“Jo, unë nuk besoj që duhet me i zbeh shpresat. Përkundrazi, unë mendoj që duhet të marrim më shumë vullnet për ndeshjet e ardhshme, të jemi më të motivuar dhe të fitojmë ndeshjen”, tha Zhegova.

Në muajin qershor, Kosova do t’i ketë dy ndeshjet e radhës, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button