Shqiperia

I bindur se do të ketë reflektim të thellë – Abc News

schedule12:04 – 29 Mars, 2023

Ndërsa ka kaluar pak kohë nga prezantimi i kandidatëve të PD zyrtare për bashkitë e vendit, disa prej tyre janë tërhequr nga gara. Në 24 orët e fundit, u tërhoqën nga gara kandidatët për bashkinë e Lezhës, Korçës, Librazhdit dhe Vorës. Lidhur me këtë foli edhe Fatbardh Kadilli.

Ish kandidati për kryetarin e PD, në një intervistë për “Tirana Live”, i pyetur nëse PD po shkon drejt një shkrirjeje për shkak të kësaj situate, ai tha se është i bindur se do të ketë reflektim.

“Nuk besoj se do të shkojë në shkrirje sepse ende, në dijeninë time ka njerëz që kanë qëndrime të qarta për një opozitë ndryshe. Në kohë të caktuar njerëz marrin përgjigje të ndryshme për të njëjtin njeri. Të gjithë ne do të kalojmë nga kjo rrugë por ama meritë ka ai që e kupton se nuk përbën më qiellin e shoqërisë dhe të mos shkojë te ferri. I bindur se do të ketë një reflektim të thellë.“, tha Kadilli./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button