Shqiperia

Shiste kanabis e kokainë, kapet 33 vjeçari në Lushnje – Abc News

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi me iniciale O.SH. banues në Karbunarë, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Monopatina”, i zhvilluar nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Fier.

Goditet një tjetër rast i shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, autor i dyshuar i këtij rasti, si dhe sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie në Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button