Shqiperia

I dënuar për drogë dhe municion luftarak, kapet 30 vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan – Abc News

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për lëndë narkotike dhe municion luftarak është vënë në prangat e policisë së Elbasanit këtë të premte.

Sipas policisë mësohet se 30 vjeçari me iniciale D.B. është shpallur në kërkim dy vite më parë pasi gjykata e Elbasanit i kishte dhënë masën e sigurisë sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vijon puna operacionale, e mbështetur nga inteligjenca informative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Mbante lëndë narkotike dhe municion luftarak, në një rast të goditur në vitin 2021, ndalohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ato të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë kapur në Cërrik, Elbasan dhe kanë ndaluar shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button