BotaRajoni

Fundosja e anijes në Itali/ Gjendet një tjetër trup i pajetë, shkon në 71 numri i viktimave – Abc News

schedule13:59 – 5 Mars, 2023

Gjendet një tjetër trup i pajetë në brigjet e Kalabrisë në Itali, duke çua numrin e viktimave ne 71.

Anija që u fundos ishte nisur drejt Italisë nga Izmiri në perëndim të Turqisë. Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se pothuajse gjysma e refugjatëve që arritën përmes detit nga Turqia në Itali vitin e kaluar ishin afganë.

Midis të vdekurve ishin më shumë shtetas afgan dhe iranianë. Po ashtu është arrestuar dhe drejtuesi i varkës, për kontrabandë njerëzish.

Në lidhje me tragjedinë ka reaguar dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila që prej marrjes së detyrës është betuar se do të reduktojë hyrjet e emigrantëve të paligjshëm në vendin e saj.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button