Lajme

Anëtarësimi i Kosovës, stabilitet në Ballkan. Ta mirëpresim

Përfaqësuesja e Shqipërisë në KiE, Blerina Gjylameti është shprehur se Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate, ndërsa po mbahet dhe Asambleja e Përgjithshme.

Ajo është shprehur se votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.

Më tej ajo shtoi se anëtarësimi do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate

“I shërben rindërtimit të rajonit. I shërben të mirës së një vendi që ka kërkuar  fleksibilitet ashtu dhe vendosmëri. Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate. Votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.

Është një mesazh i qartë që Evropa duhet të jetë e bashkuar. Është me rëndësi që Kosova të bashkohet me familjen dhe vlerat tona. Teksa  përballemi me sfida të reja, le ta mirëpresim Kosovën në kupolën tonë. Le ta përfaqësojmë këtë mundësi historike që do të përforcojë unitetin e Europës ku çdo vend të mund të jetojë më paqe dhe harmoni”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button