Lajme

Deputetja greke në Këshillin e Evropës: Të pranojmë Kosovën anëtare

Deputetja greke Dora Bakoyannis ka  marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për Kosovën.

Ajo tha se është kritikuar që ka mbështetur Kosovën, por megjithatë ka kërkuar që Kosova të jetë pjesë e KiE.

“Në kontrast nga çështja e manastirit serb, asgjë nuk mund të garantojë të drejtat e minoriteteve. Angazhimet e palës kosovare janë nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës si rezultat ne duhet të pranojnë anëtarësimin e Kosovës por në çdo rast çdo përpjese për tërheqjen [pronësisë për minoritetet do të trajtohet në gjykatën ndërkombëtarë te drejtësisë. Çështja minoriteteve në

Kosovë është e ndjeshme. E kam bërë të qartë që krijimi i asociacionit si një çështje që i takon qytetarëve kosovare. Nuk mund të negociohet në situatë vakumi. Përmbushja për krijimin e asociacionit ka qenë një nga kriteret kryesore të nisura më parë.

Më lejoni ta mbyll fjalimin tim me një shënim personal. Jam kritikuar dhe sulmuar për mënyrën sesi kam menaxhuar këtë çështje. Kryesisht nga ato vende që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës. I uroj të gjithë kurajon të tregohen të ndershme. Nuk mund të ketë parakushte sepse kundërshtimet nuk kanë lidhje me idenë e aksesit dhe kundërshtimi i njohjes së Kosovës është një kundërshtim që e kuptoj. Por do të ishte më kurajoze nga ana e tyre por raporti nuk përmban asgjë me ketë aspekt dhe nuk ka lidhje me njohjen e Kosovës”-tha ajo.

Komitieti i ministarve të mbledhur nëse duan opinionin tim do të kishin qenë udhërrefyesi  im për hartimin e raportit.

Gjithashtu dhe disa deputetë të tjerë janë shprehur se duhet të pranohet Kosova në KiE.

“E di që jeni përballur me kritika të shumta, por jam i sigurt që përfundimi që ju paraqisni në raport është më e mira. Duhet të përfaqësojmë një organizatë unike. Nuk jemi për këtu për të diskutuar  njohjen apo mosnjohjen e vende ve. Ne jemi këtu për të garantuar respektin për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njerëzve, për të bashkuar dy milion persona në ombrellën e kësaj organizate. Një progres është bërë sa i takon Manastirit të Deçanit. Nuk ka asnjë arsye për të mos marrë parasysh këtë kërkesë. Nuk duhet të ngatërrojmë rolin e kësaj organizate me organizatat e tjera. Ne kemi logjikën tonë dhe ju kërkoj  të mbështesni raportin e lançuar dhe të rrëzoni amandamentet që do e prishnin këtë balancë. Le ta mirëpresim  Kosovën në KiE”- u shprehën ata.

LEXONI GJITHASHTU: 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button