Lajme

Digjet ndërtesa historike në Kopenhagë

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit të Kopenhagës.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen ekuipazhet e urgjencës u panë duke nxituar drejt “Bursës së Vjetër”, e cila shihet në flakë me shtullunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qiellin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se si pasojë e flakëve nuk raportohet për persona të lënduar.

Shumë vepra arti arritën të hiqeshin në kohë nga ndërtesa, e cila daton nga vitin 1625.

Ndërtesa historike, e cila ndodhet ngjitur me parlamentin danez ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri.

Shpesh ajo përdorej për darka gala, konferenca dhe ngjarje të rëndësishme, por nuk ishte e hapur për publikun.

Ministri i Kulturës i Danimarkës, Jakob Engel-Schmidt, reagoi përmes një postimi në Tëitter, ku tha  se 400 vjet nga trashëgimia kulturore daneze ishin tashmë të përfshira nga flakët.

Ai tha se ishte “prekëse” të shihje se si kalimtarët i ndihmuan punonjësit e urgjencës “të shpëtonin thesaret e artit dhe imazhet ikonike nga ndërtesa që digjej”.

“Ne jemi shokuar nga një pamje e tmerrshme. Borsen është në zjarr,” shkruan Dhoma e Tregtisë në X.




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button