Lajme

Izraeli kërkon të sanksionohet Irani

Ministri i Jashtëm i Izraelit deklaroi këtë të martë se ai po udhëheq “një ofensivë diplomatike kundër Iranit”, teksa kabineti i luftës të shtetit hebre po analizon nëse do të ndërmarrë një përgjigje ushtarake ndaj sulmit me raketa dhe dron të Teheranit.

Ministri i Jashtëm, Israel Katz, u ka shkruar dhjetëra vendeve duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj programit raketor të Iranit.

“Këtë mëngjes dërgova letra në 32 vende dhe fola me dhjetëra ministra të jashtëm dhe figura kryesore në botë duke kërkuar që të vendosen sanksione ndaj projektit të raketave iraniane,” postoi Katz në X.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të shpallet një organizatë terroriste, “si një mënyrë për të frenuar dhe dobësuar Iranin”.

“Irani duhet të ndalet tani – para se të jetë tepër vonë”, theksoi ministri izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button