Lajme

Kosova shënon historinë në KiE! Saranda Bogujevci flet nga Strasburgu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë një seance plenare në Strasburg.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha në një intervistë për Euronews Albania nga Strasburgu se delegacioni i Kosovës ka marrë mbështetje shumë pozitive si brenda komiteteve përkatëse ashtu edhe brenda grupeve politike.

Ajo u shpreh optimiste se edhe pse pritet të jetë një mbledhje me debate, rezultati final do të jetë pozitiv.

“Jemi shumë pozitivë dhe në bazë të diskutimeve që kemi pasur brenda komiteteve përkatëse është një energji pozitive, një përkrahje e madhe, kemi pasur takime edhe me grupet politike ku gjithashtu shihet një përkrahje e madhe. Mendoj se sot do jetë një debat i ashpër, por rezultati do jetë pozitiv, është punuar shumë në këtë drejtim. S’mund të lë pa përmendur delegacionin e Shqipërisë që e kemi në krah gjatë gjithë kohës, gjithashtu delegacionin nga RMV nga Suedia”, tha ajo.

Serbia po mundohet me amendamente që nuk kanë fare kuptim, është e palogjikshme forma si i paraqesin amendamentet dhe çfarë thuhet në to. Ne i qëndrojmë mendimit se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk duhet të kushtëzohet me dialogun, që është dypalësh. Pjesa e KiE kanë qenë të qartë, që do mbetet vetëm një parakusht, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të tjerat janë obligime që vijnë pas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova shënon historinë në KiE! Saranda Bogujevci flet nga Strasburgu appeared first on Euronews Albania.


Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button