Lajme

Një ditë e madhe për Kosovën

Pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i tha po anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se shpreson se faza e ardhshme do të mbyllet me sukses.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kurti shkruan se sot është një ditë e madhe për Kosovën.

“Një ditë e madhe për Kosovën, Asambleja e voton në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar në KiE.  Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”-shkruan ai.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 171 deputetë, këndër ishin 29 kurse 11 abstenuan.

Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

LEXONI GJITHASHTU: 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button