Lajme

Dy gjysmëfinalistët e parë në Champions League

Spektakël, gola, kartonë dhe polemika prodhoi e marta në Ligën e Kampionëve, kompeticionin më të paparashikueshëm sa i përket futbollit në Evropë. 2 sfida në të cilat u regjistrua përmbysje e çmendur, e në fund gëzojnë Dortmundi dhe PSG, të cilat bëhen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste. Në fazën tjetër, shorti bën që ato të përplasen me njëra-tjetrën, e vetëm njëra prej tyre më tej do të shkelë në finalen e madhe.

Në Signal Iduna Park, Dortmundi ishte fantastik, duke mposhtur një prej mbojtjeve më të mira të Evropës, e duke shënuar plot 4 gola. Një dominim absolut nën ngjyrat verdhezi që shënuan dy herë në fraksionin e parë me Brandt e Maatsen. Në pjesën e dytë gjithçka u barazua me autogolin e Hummels dhe Correan që gjeti rrugë ne rrjetës. Në këtë pikë, spanjollët ishin të kualifikuar, por në një atmosferë mbytëse si Dortmundi, fitorja është mision i pamundur. Fullkrug me kokë e pas tij Sabitzer vulosën fitoren 4-2 me rezultatin total 5-4 dhe Dortmund kalon më tej.

Në përballjen tjetër, polemikat ishin të pafundme, nga kartonat e kuq për Araujon, trajnerin Xavi apo dhe pretendimin e Gundogan për penallti. Parizienët përsëritën veten e pak viteve më parë, duke fituar 1-4 në transfertën katalanase, edhe pse vendësit shënuan të parët me Rafinjan. Ishi Osman Dembele, i uritur për gol riktheu ekuilibrat, pasi kartoni i kuq i Araujo shkaktoi kaos. Në pjesën e dytë Vitinha dhe dopieta e Mbappe dërguan shifrat në 1-4, por rastet e katalanasve ishin mjaftueshëm, por u shpërdoruan, sidomos nga Lewandowski, që ishte totalisht në hije. Këtu mbyllet rrugëtimi i Barcelonës dhe Xavit, një sezon pa trofe.




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button