Lajme

vjedhje më e madhe e floririt në historinë kanadeze, 6 të arrestuar

Policia në Kanada dhe SHBA ka arrestuar gjashtë persona dhe është në kërkim të tre të tjerëve në lidhje me vjedhjen e floririt dhe parave në vlerë prej 16 milionë dollarësh.

Kjo vjedhje më e madhe e arit në historinë kanadeze ka ndodhur vitin e kaluar kur nëntë punonjës në aeroportin e Torontos “Air Canada” vodhën nga magazina 400 kilogramë ar dhe kartëmonedha me vlerë 1.8 milionë dollarë, raporton Reuters.

Policia njoftoi se të dyshuarit mund ta kenë shkrirë arin e vjedhur, gjë që mund ta vështirësojë gjetjen e tij dhe se me paratë e marra nga ari i shkrirë kanë blerë 65 armë zjarri.

Pesë të dyshuar janë arrestuar në Kanada dhe një në SHBA, ndërsa kërkimet për tre të tjerë janë në vazhdim.

 

LEXONI GJITHASHTU:




Burimi Euronews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button